Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Fuqia e gurit dhe Zodiaku User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Fuqia e gurit dhe Zodiaku User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fuqia e gurit dhe Zodiaku

Shko poshtë

Fuqia e gurit dhe Zodiaku Empty Fuqia e gurit dhe Zodiaku

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 29, 2011 11:41 am

Shumë civilizime kanë konsideruar se guri është simbol i fuqisë hyjnore…

Në kohët parahistorike guri ka shërbyer si vegël dhe si armë. Mite të shumta na mësojnë se si disa krijesa hyjnore kanë lindur nga guri. Në Lindje, guri shënonte praninë e hyjnores dhe para tij njerëzit përkuleshin me përdorimin e vajit dhe të gjakut. Kështu, nga guri është bërë altari.

Guri i cili ka rënë nga qielli është i ndryshëm nga të tjerët dhe rëndom lidhet me hyjnoren, ngjyrën e zezë, hënën, feminitetin, ose përgjithësisht me amësinë. I tillë është rasti me gurin e zi, të cilin e kanë adhuruar në Pesinonci, në Frigi, si hyjneshën e madhe Cibelën. Një gur i ngjashëm i zi gjendet edhe në brendinë Qabesë në Mekë (të mos harrojmë se islami është religjion me simbolizëm shumë të theksuar lunar).

Në mitologjinë greke guri e paraqet zotin më të madh ndër të gjithë zotat, Hronosin ose Saturnin, i cili ka jetuar me frikën se ndonjëri nga të bijtë do ta dëbonte nga froni, sikundër kishte profetizuar babai i tij, Urani. Për këtë shkak ai fëmijët e tij, menjëherë pas lindje, i kishte ngrënë. Megjithatë, gruaja e tij Rea, me qëllim që ta shpëtonte Zeusin, e kishte mbështjellë një gur në pelena dhe ia kishte dhënë Hronosit për darkëzën e tij. Kishte mbetur historia legjendare: kur Zeusi ishte rritur ia kishte dalë që ta rrëzonte babanë nga froni.

Guri i çmueshëm ose gjysmë i çmueshëm e ka rolin e tij edhe në Zodiak. Do të fillojmë nga diamanti, margaritari i cili tradicionalisht lidhet për shenjën e dashit.

Diamanti është mbrojtësi i atyre që janë të lindur në shenjën e dashit. Diamanti është gur i çmueshëm vezullues me ngjyrë të bardhë ose të kaltër të çelë dhe tradicionalisht është konsideruar simbol i pastërtisë dhe virgjërisë. Sipas legjendës, e mbron atë që bart në anën e majtë të trupit. Gjithashtu besohet se diamanti e forcon besnikërinë e dy dashnorëve, ndaj këtu duhet kërkuar shkakun se pse haset aq shpesh ne unazën e fejesës. Romakët e vjetër kanë besuar se diamanti i sjell fat luftëtarit dhe prandaj e bartnin si një hajmali. Megjithatë, ky gur i çmueshëm shpesh ka sjellë edhe fatkeqësi, posaçërisht atyre që e kanë lakmuar së tepërmi.

Në qoftë se diamanti është dhuratë, ose shprehje e besnikërisë dhe dashurisë, kurrë nuk sjell fatkeqësi. Deshve diamanti u sjell fat, fuqi dhe i mbron nga e keqja.

Zgjedhja më e mirë për deshtë është që bashkërisht të bartin diamant dhe safir, sepse veprimi i dobishëm i të dy gurëve rritet. Përndryshe safiri është një margaritar me ngjyrë të kaltër të çelë, i cili sjell fat dhe dashuri. Thuhet se si njëherë kur nga thesari i njohur i Turqisë ishte vjedhur safiri, ai e kishte humbur shkëlqimin dhe ngjyrën! Safirët më të vlefshëm janë ata me ngjyrë qielli, por mund të ndeshen edhe me ngjyrë të purpurt, të verdhë, ngjyrë trëndafili ose të kaltër. Në kohët e moçme, besohej edhe se mbron nga magjistarët. Në mesjetë përdorej si hajmali për sëmundjet e syve.

Diamanti si mbrojtje shëndetësore

Fomula: C (një format e kristalizuara të elementit të karbonit)
Fortësia: 10
Vendndodhjet: Afrika Jugore, Arkanzasi, India, Brazili, Borneo, Australia
Ngjyra: Kryesisht i pangjyrë dhe i tejdukshëm, por mund të jetë edhe i kaltër i mbyllët, i kuq, i verdhë, i gjelbër dhe i zi me vezullim

Diamanti është mbrojtës i shpirtit, i ndihmon mendimit të qartë dhe të pavarur.

Ka veprim preventiv te sëmundjet e zemrës, të veshkave, madje edhe në stadet e avancuara të sëmundjes. Eliksiri i shkrin gurët në veshkë dhe në tëmëlth.

Ndihmon te sëmundjet e lukthit, zorrëve, pastaj te sëmundjet e eshtrave, te dhembja e kokës, problemet me boshtin kurrizor, leucemia dhe stimulon gjëndrat. Përdoret edhe për rehabilitimin, shëron dejtë e hollë të çarë në kokë dhe në organe të tjera. Sforcon vullnetin gjatë kurave të ndryshme dhe ndihmon në lënien e duhanit.

Përdoret si i papërpunuar dhe i përpunuar. Duke marrë parasysh se gjendet rrallë dhe se ka një çmim të lartë pak përdoret në kristaloterapi.

Këtij kristali nuk i nevojitet as zbrazja dhe as mbushja, sepse është energji e pastër.

Shenjës zodiakale të demit i përgjigjet margaritari i quajtur smaragd…

Smaragdi është simbol i mençurisë dhe i pavdekësisë. Në kohët e lashta i takonte atributi i “ndjekësit të stuhive” dhe i forcës që të ndihmojë lirimin e robërve. Ngjyra e tij e gjelbër është simbol i ujit, shiut të pjellor (smaragdët e kaltër i kushtoheshin Venerës). Thuhet se në pranverë, kur gjithçka gjelbërohet, ai e dyfishin aktivitetin.

Legjendat mesjetare thonë se smaragdi, në të vërtetë, vjen nga ferri, nga kurora e Luciferrit dhe se pikërisht për këtë është në gjendje që t’i mposhtë fuqitë demoniake.

Sot smaragdi u rekomandohet fëmijëve të vegjël, të cilët vuajnë nga gjumi i paqetë, që ta fusin nën gjuhë. Në simbolikën krishtere smaragdi përfaqëson “besimin dhe shpresën”.

Ky margaritar vezullues në të gjelbër gjithashtu është simbol i shpirtmirësisë konstante e të vërtetës dhe i fatit për të gjithë demat. Smaragdi i përpunuar dhe i lëmuar në mënyrë mjeshtërore e kishte fuqinë e të kthyerit të të parit, ndërsa thuhet se Neroni e përdorte gjatë luftërave të gladiatorëve me qëllim që të shihte më mirë.

Si gur i kohës moderne, smaragdi mund të shpohet në 57 dhe 58 fasete.

Smaragdi
Formula: Be3Al2Si6018, grupi i berilëve
Fortësia: 7,5- 8
Vendndodhjet: Brazili, Kolumbia, India, Rusia, Pakistani, Australia
Ngjyra: e gjelbër e gjallë, e shkëlqyeshme qelqore

Ky gur, të cilit qysh nga kohët e lashta i përshkruhen fuqi të jashtëzakonshme, është afrodiziak i mirë. Ndihmon te skleroza multiciplite, sëmundjet e Parkinsonit, epilepsia, skizofrenia, paranoja, psikozat. Mbron nga infeksionet, sëmundjet e zemrës, anemitë, rregullon shtypjen. Eliksiri përdoret shpesh dhe kryesisht te ndezjet e ndryshme, problemet me boshtin kurrizor, eshtrat, muskujt dhe reumën.

Psikikës i jep harmoninë dhe drejtpeshimin.

Duke e marrë parasysh çmimin, nuk përdoret shumë në kristaloterapi, sado që është një gur me forcë të jashtëzakonshme. Përdoret si i papërpunuar dhe si i përpunuar.

Një herë në muaj duhet pastruar nën rrjedhën e ujit, ndërsa, duke pasur parasysh faktin se është gur i fortë, mjafton që ta lëmë në kontakt me rubinin, ose me kristalet malore në një enë pa ujë gjatë natës, sepse ata i japin forcë të re.

Gur mbrojtës i kësaj shenje është agati…

Është një gur me cilësi të gjysmëmargaritarit, vlerat mistike të të cilit u kanë sjellë jetë të gjatë atyre që e kanë bartur, posaçërisht binjakëve. Në kohët e vjetra besohej se agati e sillte elokuencën (talentin në fushë të oratorisë) dhe se mbronte nga dhembja e kokës. Gjithashtu, besohej se e largonte lodhjen e syve dhe se mbronte nga sëmundjet e lëkurës.

Në rastet më të shpeshta është oval dhe, sikundër besonin romakët e vjetër, sillte pasuri. Në mënyrë që ta shtonin forcën e e agatit, ciganët bartnin edhe hrizofrazin, një gur tjetër i fatit për binjakët. Agatin nuk do të duhej ta bartnin kurrë virgjëreshat dhe peshqit.

Ka dy lloje të agatit: agati dhe agati i mbuluar me myshqe.

Agati
Formula: SiO2, strall
Fortësia: 6,5-7
Vendndodhjet: Brazili, Uruguai, SHBA-ja, Meksikoja, Gjermania, Australia
Ngjyra: Ngjyra të ndryshme në tonet e e shkëlqimit të mëndafshit

Pakëson dhimbjet, ndihmon te problemet me fytin dhe me rrugët e frymëmarrjes. Ka spektër të gjerë të veprimit. Gjatë kohës së shtatzënisë mbron nënë dhe frytin, lehtëson lindjen. E mbron psikikën nga depresioni.

Përdoret kryesisht si i përpunuar në formë të vjegcës, qafores, vathëve dhe të gurit për dorë.

Zbrazet një herë në jave nën rrjedhën e ujit të vakët 3- 5 minuta, ndërsa mbushet në diell 1- 2 dy orë.

Agati i mbuluar me myshqe

Formula: SiO2, strall
Fortësia: 6,5- 7
Vendndodhjet: India, SHBA-ja, Kina, Brazili, Afrika Jugore
Ngjyra: e kaltër e mbuluar me myshqe me njolla qumështi, e shkëlqyeshme mëndafshi e ngjyrës mat

Ndikon në pankreas dhe në prodhimin e insulinës, rregullon sheqerin në gjak, metabolizmin, filtron veshkat, shpretkën. E shton qëndrueshmërinë ndaj viruseve dhe kërpudhave.

Vepron relativisht ngadalë, ndaj rekomandohet që të hapet me kristal malor.

Kryesisht përdoret i përpunuar në formë të vjegcës dhe gurit për dorë.

Pastrohet me ujë të vakët rregullisht pas përdorimit, ndërsa mbushet diell ose pranë ndonjë kristali malor.

Rubini është njëri ndër margaritarët më të çmueshëm. Në kohën antike e ndërlidhnin me planetin Mars për shkak të ngjyrës së tij të kuqe. Hildegarda nga Bingeni (1098-1179) thoshte se “demonët e ajrit nuk mund t’i bëjnë veprat e tyre të tmerrshme dhe as të qëndrojnë në të njëjtin vend ku është edhe rubini; për shkak të kësaj rubini ka cilësinë që t’i heqë të gjitha sëmundjet nga trupi i njeriut”…

Për shkak të ngjyrës së tij të kuqe konsiderohej se rubini i largon melankolinë dhe ëndrrat e këqija. Në librat e vjetër mund të lexohet edhe se rubini i mbron marinarët nga anijethyerjet. Gjithashtu, simbolizon edhe mëshirën perandorake, dashurinë epshore dhe parimin e vitalitetit. Në “Apokalipsin” e Shën Gjonit përsosuria hyjnore krahasohej me “diamantin” dhe rubinin.

Rubini është simbol i lirisë, dinjitetit dhe forcës magjike. Veç kësaj, është mbrojtës i dashurisë dhe lirisë, ai i jep forcë edhe dashurisë së humbur. Të vjetrit mendonin se rubini nuk e lejon nënshtrimin ndaj sprovave dhe se e stabilizon shëndetin mental.

Besohet se mbron nga reumatizmi. Shndrit në rastin kur pronari sëmuret, ose kur i ndodh ndonjë fatkeqësi.

Katarinës së Aragonës i ishte tërhequr vërejtja për ndryshimin e pozitës së saj perandorake, duke u mbështetur në pozitën e ndryshimit të ngjyrës së rubinit të tij.

Shembujt më të shpeshtë kanë ardhur nga Lindja e Largët (Mandelei, India) dhe i kanë quajtur “lotët e Budës”.

Rubini është margaritar vezullues, ndërsa ngjyra e tij luhatet nga ngjyra e trëndafiltë deri te e kuqja e mbyllët.

Rubini

Formula: !l203, karbonat
Fortësia: 9
Vendndodhjet: Burma, Tajlanda, Sri Lanka, India, Brazili.

Pothuajse ka forcë magjike ndaj gjakut, krijimit të gjakut dhe enëve të gjakut. Aktivizon mëlçinë, rregullon sheqerin në gjak, e forcon sistemin imunologjik, përmirëson qarkullimin, mbron nga anemia dhe leucemia, i lehtëson problemet menstruale, rregullon shtypjen e gjakut. Eliksiri është afrodiziak i mirë dhe e shton fuqinë trupore.

Përdoret i i përpunuar dhe i papërpunuar.

Zbrazet në ujin e rrjedhshëm dy herë në muaj, ndërsa pas zbrazjes duhet të vendoset në vendin ku e zë dielli për rreth dy orë më qëllim të mbushjes.

Guri mbrojtës për luanët është Sardoniksi…

Ky gur i bukur me cilësi të gjysmëmargaritarit dhe me ngjyrë të kuqe-bromit mbron trimërinë, virtytet dhe fuqinë. Është mbrojtës i bashkëshortësisë, ndërsa nusja që do ta bartte në ditën e kurorëzimit, besohej se do të kishte martesë të lumtur. Gjithashtu sjell popullaritet, ndërsa besohej se mbronte edhe nga verbëria dhe thumbimi i insekteve. Romakët e kanë përdorur edhe për karfica.

Sardoniksi

Formula: Sio2, strall
Fortësia: 6,5- 7
Vendndodhjet: Brazili, Uruguai, SHBA-ja, Meksikoja

Nëpërmjet qaforeve ndikon në sistemin nervor. Si vjegcë rregullon punën e gjëndrave, sidomos të gjëndrës mbrojtëse. I mbron fytin, rrugët e frymëmarrjes dhe mushkëritë nga infeksioni. Shëron verdhëzën, hepatitin, cirozën e mëlçisë. Qetëson zemrën.

Sjell fat në lojën e dashurisë.

Ndryshimi i vijave të bardha është tregues për sëmurjen e mëlçisë.

Përdoret vetëm si gur i dorës ose si vjegcë.

Zbrazet çdo dhjetë ditë me ujë të rrjedhshëm, ndërsa duhet që shpesh të lihet në diell, sepse vetëm në diell dendësohet në mënyrë të plotë.

Hrizoliti është gur mbrojtës i kësaj shenje. Është simbol i fatit i besnikërisë. Në kohët antike shërbente për t’i ndjekur shpirtrat dhe për të siguruar gjumë të rëndë. Kur bartej gjatë ditës sillte inspirimin letrar ose poetik.

Opali është gur i fatit vetëm për peshoret. Megjithatë, duhet thënë se bota antike nuk i frikësohej mallkimit të tij. Përkundrazi, e quanin gur i shpresës. Veçoria e këtij guri gjysmëmargaritar është se shndrit edhe pse nuk është i shpuar. Në Lindje një kohë të gjatë kanë besuar se ndihmon të parët dhe memorien. Në mënyrë që ta dëshmonte fuqinë e tij, shenjtori i prekte pacientët e tij me gurin e opalit.

Opali nuk bën të vihet në kutinë për stoli ose në syzë, sepse ashtu do t’i humbte shkëlqimin, bukurinë dhe aftësitë e tij magnetike.

Opali
Formula: SiO2 +H2O
Fortësia: 5,5- 6,5
Ngjyra: i tejdukshëm pa ngjyrë, i bardhë, i zi, i kaltër, me shkëlqim kalimtar në të gjitha ngjyrat e tjera

Ka një spektër të gjerë veprimi në planin fizik dhe shpirtëror. Vepron fuqishëm në lukth dhe në organet e tretjes, aktivizon gjëndrat, rregullon thartirën dhe rruazat e gjakut, ndihmon në raste e anemisë dhe leucemisë.

Forcon optimizmin, forcon spirituozitetin te ndikimi i madh i stresit, largon depresionin, i ndihmon psikikës që ta gjejë dashurinë e vërtetë.

Përdoret si i papërpunuar dhe i përpunuar (gur i dorës, stoli, vjegcë).

Duhet të zbrazet vetëm me ujë të vakët të rrjedhshëm, ndërsa rekomandohet që gjatë natës të mbahet në shishe të ujit. Duhet të shmanget kontakti me parfumin, ujin e kolonjës, sapunin dhe thartirën. Nëse e ndryshon ngjyrën gjithsesi duhet të shkoni për kontroll te mjeku. Mbushet në enë me kristal malor.

Topazi është gur me cilësi gjysmëmargaritari, i cili mund të jetë i verdhë, i bardhë, i trëndafiltë ose i ndonjë ngjyre tjetër. Është mbrojtës i dashurisë, lojalitetit dhe i suksesit në punë. Në mesjetë topazi topazi në rastet më të shpeshta ishte i stolisur me ar, bartej rreth qafës, sepse besohej se mbronte nga magjitë, pagjumësia, lëndimet e fytit dhe bajameve. Në Lindje besohej se me ndihmën e topazit ishte e mundur që të pranoheshin porositë astrale. Mund ta bartin shigjetarët dhe të tjerët, por është i rrezikshëm për virgjëreshat dhe peshqit.

Formula: AI2(F2-SiO4)
Fortësia: 8
Vendndodhjet: Brazili, SHBA-ja, Rusia, Sri Lanka, Australia, Afganistani.

Tirkizi, gjysmëmargaritar me ngjyrë të kaltër të mrekullueshme, në Perëndim simbolizon planetin Jupiter (e gjelbra) ose Venerën (e kaltra). Emri i tij rrjedh nga vendet e Lindjes (Turqia). Turqit, si kalorës të mirë e kanë konsideruar si hajmali të tyre, sepse kanë besuar se i ruan kuajt dhe kalorësit në rrugëtimet e tyre të gjata. Konsiderohej se i ruante sundimtarët nga ndikimet e këqija. Në Meksikë tirkizi çmohej si gur i jashtëzakonshëm (në gjuhën e astekëve-xihuitl); përmbi të ishte vetëm zadi; kryesisht e vinin në diademat mbretërore. Zoti i tyre i Zjarrit quhej “Zoti i tirkizit” (Xiuhtecutli). Tirkizi i kaltër simbolizonte unitetin e zjarrit qiellor (Diellit) dhe atij tokësor.

Gjithashtu. besohej se mbronte nga xhelozia dhe magjia. Është interesant se tirkizi nuk duket bukur në të gjithë njerëzit: në disa e humb shkëlqimin dhe ngjyrën. Thuhej se tirkizi, duke e ndërruar ngjyrën, mund ta helmojë atë që e bart. Më së miri duket kur është i stolisur me ar.

Veçmas u sjell fat demave, por për asnjë shenjë nuk është në mënyrë të veçantë i pafat. Fuqia e tij forcohet nëse bartet me safirin.

Formula: CuAl6((PO4)4(OH)8.5H2O, fosfat
Fortësia: 5- 6
Vendndodhjet: SHBA-ja, Afganistani, Kina, Izraeli, Irani, Meksikoja, Burma, Rusia.

Ndihmon te sëmundjet e fytit dhe të rrugëve të frymëmarrjes. E forcon imunitetin dhe krijon harmoninë në punën e organeve; forcon gjëndrat dhe qarkullimin e gjakut, i ushqen muskujt dhe nervat i mban në gjendje elastike. Mbron dhëmbët dhe nofullën nga kariesi dhe paradentoza. Shëron impotencën. Psikikës i jep forcë dhe siguri.

Përdoret si i papërpunuar dhe i përpunuar. Stolia, guri i dorës, vejgca janë format më të shpeshta në të cilat përdoret. Eliksiri përdoret kur dëshirojmë që ta forcojmë shpejt organizmin dhe që ta kthejmë forcën e tij.

Pastrohet një herë në muaj në enën e thatë sa gurthit e hematitit. Në rast të ndryshimit të ngjyrës duhet të pastrohet, zbrazet menjëherë. Mbushet në praninë e kristalit malor dhe të nugetëve të bakrit. Nuk bën të ekspozohet në diell, sepse tirkizi është i ndjeshëm në nxehtësi dhe në sapun e thartira. Argjendi i ndihmon bukur shumë karakterit shërue të tirkizit.

Për këtë shenjë veçmas është me fat guri i quajtur Granat. Është fjala për gjysmëmargaritarin me ngjyrë të kuqe në të mbyllët. Është simbol i besnikërisë dhe cilësisë të cilën bricjapët e vlerësojnë në mënyrë të veçantë. Romakët, grekët dhe egjiptianët e kanë çmuar si gur sundimtar, gur që sjell, forcën, fuqinë dhe lojalitetin. Besohej se granati e mbron gjendjen e përgjithshme shëndetësore të njeriut dhe se posaçërisht se nuk e lejon rënien në melankoli dhe depresion. Cilësitë e tij magjike shprehen edhe në atë se pronarin e tij, nëpërmjet ndryshimit të ngjyrës, mund ta paralajmërojnë për fatkeqësinë vijuese. Është fatsjellës për ujorët, por jo edhe për demat dhe akrepat.

Formula: Fe3All22(SiO4)3, silikat
Fortësia: 7- 7,5
Vendndodhjet: Austria, Brazili, Çekia, India, Madagaskari, Kanadaja, Afrika Jugore

Është njëri ndër kristalet më të rëndësishme shëruese. E forcon zemrën, ritmin e zemrës dhe shtypjen e gjakut, forcon qarkullimin e gjakut, nxit prodhimin e rruazave të bardha të gjakut. Mbron nga anemia dhe leucemia, vepron në organet seksuale (afrodiziak), forcon eshtrat, ndihmon tek artritisi dhe reuma. Na psikikë ndikon si mbrojtës i miqësisë së vërtetë.

Shfrytëzohet si i papërpunuar dhe i përpunuar në formën e stolisë, vjegcës dhe gurit për dorë.

Zbrazet rregullisht (3-4 herë në muaj) nën ujin e vakët të rrjedhshëm, pastaj ekspozohet në diell, por vetëm për një kohë të shkurtër.

Nëse guri e ndryshon ngjyrën, duhet të zbrazet vetëm atëherë kur të përcaktohet arsyeja e ndryshimit. Për shembull, problemet me partnerin shkaktojnë pothuajse ngjyrën e zezë, e cila kthehet në ngjyrë normale, në të kuqe ose në të ngjyrë gështenjë, vetëm atëherë kur çrrënjosen problemet që e kanë shkaktuar ndryshimin e ngjyrës.

Ametisti, gjysmëmargaritar shumë i kërkuar, me ngjyrë të mrekullueshme trëndafili, ndërsa nganjëherë edhe me ngjyrë vjollce, ishte simbol i modestisë dhe pastrues i shpirtit. Që nga kohët e vjetra dhe pothuajse deri në ditët e sotme konsiderohej se mbronte nga dehja (në greqisht: a-methysios do të thotë “nuk është i dehur”). Njëfarë Edvard Merike ka shkruar më 1853 në librin “Historia e bukuroshes” se ametisti largon mamurllëkun, ashtu që zotëria që kishte pirë shumë shpejt bëhet plotësisht i kthjellët; prandaj shumë sish, qofshin klerikë, qofshin njerëz të rëndomtë, kanë pasur traditë që të bartin unazë me gurë të çmuar. Grekët e vjetër kanë besuar se ai që e bart nuk do të mund të dehej!

Me mijëra vite është bartur si stoli në unazën e peshkopit dhe përgjithësisht për zbukurimet e personaliteteve të larta.

Tradicionalisht, ametisti është gur i të dashuruarve. Nëse vihet në mëndafsh mbron nga dhimbja e kokës.

Gjithashtu, konsiderohej se mbron nga helmimi dhe magjia.

U përgjigjet të gjitha shenjave pa përjashtim.

Ametist

Formula: SiO2, strall
Fortësia: 7
Vendndodhjet: Brazili, Uruguai, Meksikoja, Namibia, Zambia

Që nga lashtësia është i njohur si gur që ndihmon te dhembja e kokës dhe migrena. I përshkruhen shumë cilësi. Ndihmon edhe te problemet menstruale, e sforcon memorien, e rregullon shtypjen e gjakut dhe është i mirë kundër trashjes. Qetëson zemrën dhe nervat, mbron nga magjitë dhe forcat e këqija, mendimet e këqija i shndërron në optimizëm. Posedon impulse të këndshme për kënaqësinë e jetës dhe miqësi, sikundër edhe aftësinë e profetizimit të zgjidhjes së problemeve. Te meditimet ofron shkallën më të lartë të qetësisë, ngrohtësisë dhe harmonisë.

Përdoret në mënyrë ta ndryshme, i papërpunuar dhe i përpunuar, ndërsa njëkohësisht nga ai bëhet edhe eliksiri.

Në gotën prej 2 decilitrash të vihet një pjesë e përpunuar e ametistit. Të lihet që të qëndrojë gjatë natës dhe të pihet në mëngjes. Eliksiri ka treguar rezultate të mira edhe te rregullimi i jashtëqitjes. Përmirëson rritjen e flokëve dhe e pastron lëkurën. Çdo 15-20 ditë zbrazet nën ujin e rrjedhshëm rreth 3-5 minuta.

Nuk bën të mbushet (dendësohet) në diell.

Peshqve, si shenjë e ujit, u përgjigjet akuamarini. Ky margaritar i shkëlqyeshëm emrin e ka marrë nga dy fjalët latine: uji dhe deti, sepse ngjyra e tij e kaltër-gjelbër ta kujton ngjyrën e detit.

Besohet se akuamarini sjell harmoni dhe fat në martesë, ndaj për këtë është zgjedhje e mirë si unazë fejese. Është me fat edhe për akrepin. Gjithashtu është i mirë edhe për ujorin, por janë luanët ata që do të duhej ta shmangnin.

Akuamarin

Formula: Al2Be3(Si6O18), silikat
Fortësia: 7,5- 8
Vendndodhjet: Brazili, Pakistani, Afganistani, Sri Lanka, India, Mozambiku, Nigeria, Madagaskari.

Në mënyrë të veçantë ndikon në rrugët e frymëmarrjes, për shembull tek astma, bronhitisi, sëmundjet e mushkërive, ftohja, alergjia. Mbron nga seniliteti dhe kalcifikimi i arterieve. E zvogëlon depresionin, e forcon ndërgjegjësimin.

Në martesë i thellon dashurinë dhe besnikërinë.

Përdoret i papërpunuar dhe i përpunuar (qaforja, hallka, vjegca, guri i dorës.

Zbrazet nën ujin e vakët të rrjedhshëm, ndërsa mbushet në diell.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi