Kënaqesia juaj në portalin tonë!
 Kurat popullore me fruta për të kuruar të gjitha sëmundjet	 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
 Kurat popullore me fruta për të kuruar të gjitha sëmundjet	 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kurat popullore me fruta për të kuruar të gjitha sëmundjet

Shko poshtë

 Kurat popullore me fruta për të kuruar të gjitha sëmundjet	 Empty Kurat popullore me fruta për të kuruar të gjitha sëmundjet

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Jan 24, 2011 7:13 pm

Si të përgatisni çajra me fruta për të kuruar sëmundjet e zemrës,
tensionit, diabetit, sëmundjet e trurit e shumë të tjera. Pjesa e bimëve
që duhet zierë dhe sasia që duhet përdorur. Çfarë këshillojë mjekët
popullorë dhe ushqimet e duhura.

Të gjithë kemi preferencat tona për frutën më të shijshme. Kjo edhe pa e
ditur se brenda një kokrre lajthie apo ulliri, gjenden vitamina të
shumta, që ndihmojnë organizmin të punojë në mënyrë të shëndetshme. Pa e
ditur se me lëngun e degëve të dardhës, mund të ulim temperaturën që i
ka kaluar të 40 gradët, edhe pse kemi pirë antibiotikë pa fund. Apo, se
me çajin që përftohet nga thana, manat, degët e ullirit mund të kurohen
sëmundje të tilla si mëlçia, ulcera në stomak, skleroza, etj. Madje ka
fruta të cilat rekomandohen nga Mjekësia Popullore edhe për kurimin e
sëmundjeve më të rënda, si ato të zemrës, tensioni, anemia, kanceri. Ajo
që është më e rëndësishme, mbi të cilën bien dakord, si Mjekësia
Popullore, ashtu edhe ajo moderne e ditëve të sotme, lidhet me faktin se
në tryezën tonë nuk duhet të mungojnë në asnjë vakt frutat. Larmia e
tyre duhet të jetë e madhe, kjo edhe për faktin se organizmi i njeriut
asimilon gjithçka, duke i shndërruar ato në vitaminat dhe karbohidratet
bazë për mirëfunksionimin e të gjitha organeve. Pikërisht për këtë
arsye, gazeta "Tirana Observer" përmbledh në numrin e sotëm, një
suplement të veçantë për të gjitha frutat, që përdoren nga Mjekësia
Popullore për kurimin e sëmundjeve të ndryshme. Kush janë frutat bazë,
si përgatitet çaji kurues, cilat janë sëmundjet që ato shërojnë dhe sa
është kohëzgjatja e zierjes, masa e duhur dhe si duhet pirë çaji. Rastet
në të cilat duhet përsëritur kura me çajrat e frutave, si dhe ndarjet
sipas kategorisë, në frutat të cilave iu zihen rrënjët dhe kërcelli, dhe
ato të cilave iu zihen lëkurat, apo edhe vetë kokrrat.

Si të përgatisni çajrat me fruta për të kuruar sëmundjet e zemrës,
tensionit, diabetin, kanceret, sëmundjet e trurit e shumë të tjera.
Pjesët e bimës që duhet zier dhe sasia që duhet përdorur.

Këshillat më të fundit që japin mjekët për këdo që dëshiron një shëndet
të mirë dhe një jetë të gjatë e pa probleme. Si të jetoni të lumtur dhe
të mbani larg sëmundjet dhe shqetësimet e ndryshme.

Si të konsumoni ushqimet e duhura në mënyrë që të jeni sa më të
shëndetshëm. Çfarë këshillojnë mjekët popullore për efekte kuruese të
frutave. Disa mënyra të thjeshta për të luftuar sëmundjet.

Gjithçka në numrin e sotëm në një suplement prej pesë faqesh. Do të
gjeni disa receta të thjeshta të mjekësisë popullore për përgatitjen e
çajrave me fruta kuruese dhe këshillat më të fundit.

ULLIRI
Jo më kot, ulliri është cilësuar si një ndër bimët mrekulluese. Gjethet e
ullirit dhe lëvoret e degëve përmbajnë taninë dhe kanë shije të hidhur.
Ato kanë veti rrudhëse, tonike dhe antipiretike. Përdoren me rezultate
shumë të mira kundër arteriosklerozës, tensionit të lartë të gjakut dhe
në rastet e sëmundjeve me temperaturë. Ato kanë veti direkte dhe
pakësojnë sasinë e sheqerit në gjak.
Kuron:
1-Arteriosklerozën
2-Tensionin e lartë
3-Ul temperaturën e lartë
4-Pakëson sasinë e sheqerit në gjak
5-Rregullon metabolizmin
6-Rekomandohet për ekzemat në lëkurë
7-Kuron stomakun

Si përgatitet çaji:
Merren 40-50 copë gjethe dhe vihen të zihen në gjysmë litri ujë derisa
të mbeten ¾ e sasisë së ujit. Nga çaji i përgatitur pihen 1-2 filxhanë
çaji në ditë, pasi filtrohet dhe i shtohet sheqer. Kokrrat e ullirit
bëjnë mirë kur i konsumojnë ata që vuajnë nga sëmundja e sheqerit. Është
e këshillueshme që diabetikët të hanë sidomos kokrra jeshile, të cilat
shuajnë etjen që shkakton diabeti. Çaji për tensionin fillimisht
përgatitet me 20 gjethe ulliri në një litër ujë. Pastaj shtohen nga 5
gjethe çdo ditë, derisa të arrihen në 120 gjethe. Në të gjitha rastet
çaji zihet derisa të mbeten ¾ e ujit. Prej tij pihen dy gota: Një në
mëngjes para buke dhe një në darkë para gjumit. Për stomakun merren 100
gjethe ulliri dhe zihen në një litër ujë derisa të përgjysmohet sasia e
ujit. Pasi kullohet, pihet nga një filxhan esëll në mëngjes.

MANI I ZI
Manat përmbajnë rreth 9% sheqer, acide organike, taninë, kripëra të
ndryshme etj. Në ditët e ngrohta të verës ato përdoren për të shuar
etjen. Pekmezi (shurupi i manave) përdoret në stomatitet dhe faringitet.
Në këto raste lyhet goja dhe gryka me pekmez, sidomos në darkë para
fjetjes. Pekmezi përdoret gjithashtu në mjekimin kundër anemisë, duke u
dhënë fëmijëve ose të rriturve nga 2-3 lugë gjelle në ditë. Manat e
papjekura përdoren për luftimin e krimbave parazitarë të aparatit
tretës.
Kuron:
1-Tensionin
2-Mëlçinë
3-Sëmundjet e flokëve
4-Pagjumësinë

Si përgatitet çaji:
Gjethet e manit përdoren për uljen e tensionit të lartë të gjakut. Çaji
përgatitet si vijon: merren 5-6 gjethe të pastra dhe zihen në 150 ml.
ujë derisa të mbetet një e treta e ujit. Kullohet dhe pihet njëherësh.
Mjekimi vazhdon për 5-6 ditë. Për sëmundjen e mëlçisë veprohet në këtë
mënyrë: Merren dy grushte filiza të rinj manash, nga ata që nuk kanë
filluar të prodhojnë fruta dhe copëtohen. Vihen të zihen në një litër
ujë për një orë. Nga lëngu i fituar merret nga një lugë gjelle 3-4 herë
në ditë. Kundër sëmundjeve të mëlçisë përdoren edhe gjethet e manit,
duke i përgatitur si më lart. Ndërsa për ngjyrosjen e flokëve
këshillohet përdorimi si vijon: Merren gjethe të manit të zi dhe zihen
me ujë shiu, së bashku me gjethe hardhie dhe gjethe fiku të zi. Me
lëngun e fituar bëhet korja e kokës. Edhe mani i bardhë ka pothuajse të
njëjtat veti që ka mani i zi.

MANDARINA
Frutat e mandarinës janë tretëse, freskuese dhe lëngu i tyre është i
pranueshëm edhe nga stomaku i fëmijëve. Në sajë të përmbajtjes së
vitaminave, si dhe të një sasie të konsiderueshme hekuri, mandarinat
përbëjnë një ushqim shumë të përshtatshëm për pastrimin e gjakut dhe për
luftimin e anemisë.
KURON:
1-Aneminë
2-Pastrojnë Gjakun
3-Stabilizojnë metabolizmin
4-Rregullojnë tensionin e lartë

Si përgatitet çaji:
Zakonisht mjekësia popullore e ka përdorur këtë lloj fryti në formën e
vet origjinale. Për këtë arsye kryesisht për ata që kanë probleme me
aneminë ose sëmundjet e tjera të gjakut, këshillohet që mjekimi me
mandarina duhet të vazhdojë 20-25 ditë, duke konsumuar çdo ditë nga
10-15 kokrra ose edhe më shumë. Lëvozhgat e frutave, gjethet, lulet kanë
po ato përdorime si te portokalli.
Filizat e reja dhe të frutit të mandarinës të mbledhura në fillim të
periudhës së lulëzimit të bimës, përdoren në rastet e helmimeve
ushqimore, në ulçerën e stomakut dhe të dymbëdhjetëgishtëzës.

THANA
Kokrrat e thanës përmbajnë rreth 9% sheqer, acide organike, vitaminë C
etj. Thanat jo vetëm që hahen të freskëta, por ato bëhen komposto,
prevede, marmelatë. Gjethet dhe lëvorja e thanës përmbajnë rreth 10-15%
taninë. Iu këshillohet kryesisht personave që kanë probleme me diarrenë.
Kuron:
1-Diarrenë
2-Ekzemën
3-Normalizon qarkullimin e gjakut
4-Rregullon metabolizmin

Si përgatitet çaji:
A)Merren 1 kg. thana të pjekura dhe zihen me sheqer. Nga reçeli i
përgatitur u jepen fëmijëve dy lugë kafeje në ditë. Për të shuar etjen
te të sëmurët me asht (që kanë mbledhur ujë në bark), këshillohet të
merren një grusht thana gjysmë të pjekura ose të thata dhe vihen të
zihen në një litër ujë për një orë dhe pastaj kullohen. Ky lëng përzihet
me lëngun e përfituar nga shtrydhja e shegëve të egra. Nga kjo
përzierje lëngjesh të tharta, merret nga një lugë gjelle sa herë që i
sëmuri ka etje për ujë.
B)Edhe bërthamat e frutave të thanës kanë veti të mira rrudhëse dhe
ndalojnë të hequrit e barkut: merren 300 gramë bërthama të thanës dhe
piqen si kafeja, derisa të marrin ngjyrë të zezë, bluhen në mullirin e
kafesë. Mielli i përfituar përzihet me 1 kg sheqer. Fëmijëve u jepet tri
herë në ditë 1/3 e lugës së kafesë, në formë pluhuri ose e tretur në
ujë. Të rriturit marrin nga një lugë gjelle tri herë në ditë.
C)Edhe kërpudha e thanës (eshka) jep rezultate të mira kundër ekzemës së
lëkurës: merren 30 gramë eshkë thane dhe zihen në 200 ml. ujë. Lëngu i
fituar pihet me nga një filxhan kafeje në mëngjes esëll.

VISHNJA
Frutat e vishnjës janë të shijshme, përdoren për të kuruar mëlçinë,
pastrojnë gjakun dhe luftojnë aneminë. Veç të tjerash konsumimi i tyre
rekomandohet për të gjithë ata që kanë probleme me tretjen. Ky lloj
fruti përmban acide organike me shumicë, vitamina A, C, P, PP, B1, B2
etj. Me bishtat e frutave mjekët popullorë kanë luftuar me sukses gurët
dhe rërën e veshkave.
KURON:
1. Mëlçinë
2. Pastrojnë gjakun
3. Luftojnë aneminë
4. Tretet shpejt nga stomaku

Si përgatitet çaji:
Mjekësia popullore e përdor frutën e vishnjës për kurimin e sëmundjeve,
vetëm në formën e një çaji. Për këtë duhet të merren 1-15 gramë bishta
vishnje dhe zihen në 200 ml ujë derisa të mbeten ¾ e sasisë fillestare
të ujit. Çaji pihet i ngrohtë, para buke, duke e përsëritur 2-3 herë
gjatë ditës, për 10-15 ditë radhazi. Frutat e vishnjës janë freskuese,
shuajnë etjen, pranohen mirë nga stomaku, ndihmojnë tretjen, dhe kur
përdoren në mënyrë sistematike, ndikojnë në shërimin e sëmundjeve të
mëlçisë, pastrojnë gjakun duke e pasuruar atë me elemente të reja dhe
luftojnë aneminë. Në këto raste këshillohet të konsumohen deri në gjysmë
kilogramë vishnjë të freskëta në ditë, duke vazhduar mjekimin për 15-20
ditë. Frutat e vishnjës kanë veti direkte, ato këshillohen t’i
konsumojnë ata që vuajnë nga veshkat. Vishnja ka të gjitha vlerat
ushqimore e dietike dhe vetitë farmaceutike që ka qershia, por ajo i ka
më të theksuara vetitë rrudhëse e freskuese.

SHEGA
Lëngu i shegës përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut dhe të
zorrëve, është freskues dhe mënjanon toksinat (helmet) e organizmit. Ai
(lëngu i portokallit) i jep freski mendimit të njeriut. Lulet e shegës
përmbajnë taninë dhe kanë veti rrudhëse e tonike; ato rekomandohen në
dhimbjet e barkut, në hemorragji, në hemorroidet, si dhe për gargara
(shpëlarje të gojës) kundër ënjtjes së bajameve dhe acarimeve të
mishrave të dhëmbëve.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Kurat popullore me fruta për të kuruar të gjitha sëmundjet	 Empty Re: Kurat popullore me fruta për të kuruar të gjitha sëmundjet

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Jan 24, 2011 7:13 pm

KURON:
1-Sëmundjet e stomakut
2-Sëmundjet e zorrëve
3-Dhimbjet e barkut
4-Hemorroidet
5-Ënjtjen e bajameve
6-Acarimin e mishrave të dhëmbëve

Si përgatitet çaji:
Merren 20-30 gramë lule shege në një litër ujë dhe vihen të zihen për
gjysmë ore. Nga ky çaj merren 2-3 gota çaji në ditë. Edhe lëvozhga e
frutave të shegës ka veti regjëse. Lëvozhga e thatë, para se të
përdoret, duhet të vihet në ujë për disa orë që të zbutet. Çaji i
lëvozhgave të shegës përdoret kundër diarreve, si dhe për luftimin e
krimbave parazitarë të zorrëve. Lëvozhga e frutave të shegës lufton me
sukses amebat, të cilat e dobësojnë shumë organizmin, e veçanërisht te
fëmijët. Për këtë merren lëvozhgat e një kokrre shege, vendosen në një
enë prej balte dhe zihen në gjysmë litri ujë derisa të mbetet gjysma e
sasisë së ujit. Pasi ftohet lëngu, pihen dy gota likeri në ditë, një në
mëngjes e një në darkë, gjithmonë para buke, për 10-15 ditë. Pa përdorur
tjetër ilaç, organizmi do të çlirohet nga amebat.

PORTOKALLI
Portokallet janë një ushqim i pasur me vitamina, me veti freskuese dhe
treten lehtë në stomak. Lëngu i portokallit ka veti diuretike (Diuretik:
Mjet që shkakton urinim të shpeshtë dhe ndihmon veprimtarinë e veshkave
dhe të rrugëve urinare) dhe antiseptike (Antiseptik: Që ndalon
kalbëzimin ose pengon zhvillimin e mikroorganizmave), e përdoret me
sukses në luftimin e sëmundjeve të veshkave edhe në rastet kur janë
formuar gurë në to.
KURON:
1-Gurët në veshka
2-Aneminë
3-Laringun
(kur iu ikën zëri)
4-Nervozizmin

Si përgatitet çaji:
Portokallet përdoren me efekt të mirë në luftimin e anemisë, duke
pasuruar gjakun me elemente të rinj. Portokalli ka përmbajtje të lartë
të vitaminës C. Në 100 ml. lëng portokalli përmbahen 56 mg. vitaminë C.
Kjo vitaminë merr pjesë në shumë procese të shkëmbimit të lëndëve në
organizëm. Lëvozhgat janë të pasura me elemente aktive. Lëngu i fituar
nga zierja e lëvozhgave përdoret edhe në rastet e çrregullimeve të
stomakut dhe të zorrëve. Ndërkohë që për sëmundjet e laringut mjekësia
popullore këshillon që të merren 10-15 gramë lëvozhga frutash të vihen
të zihen për 15-20 minuta në 250 ml. ujë. Nga lëngu i përfituar pihen
1-2 gota në ditë. Kur ky lëng pihet i ngrohtë, bën mirë në rrugët e
sipërme të frymëmarrjes, kur ka acarime në grykë apo zënie zëri.

MANAFERRA
Frutat e manaferrës përmbajnë
sheqerna, vitaminë C, karotinë, vitaminë E, acide organike, pektinë etj.
Po ashtu, edhe gjethet e saj janë të pasura me vitaminë C, acide
organike, lëndë tonike dhe aromatike. Në fara ndodhet vaji yndyror në
masën deri 12%. Të gjitha pjesët e bimës kanë veti mjekësore shumë të
mirë. Qysh në lashtësi janë përdorur nga njeriu pjesët e bimës, si
gjethet e majat, për të bërë çajra kundër sëmundjeve të aparatit tretës.
Kuron
1-Ul temperaturën
2-Ataket kardiake
3-Diabetin
4-Astmën
5-Tretjen e ushqimeve
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Kurat popullore me fruta për të kuruar të gjitha sëmundjet	 Empty Re: Kurat popullore me fruta për të kuruar të gjitha sëmundjet

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Jan 24, 2011 7:13 pm

Si përgatitet çaji:
Merren 6-10 gramë gjethe dhe zhyten në një gotë me ujë të valuar, duke i
lënë aty për 10 minuta. Gjatë ditës pihen 1-2 gota të tilla, në gjendje
të vakët. Ky infuz (ose i përgatitur në formë çaji) rekomandohet të
pihet në rastet kur personi ndien djegie në stomak e në zorrë, në raste
thartirash, diarresh, si dhe në formë gargarash (shpëlarje e gojës dhe e
grykës), kur ka djegie në gojë, në fyt, në mishrat e dhëmbëve. Për
diabetin merren dy duar me gjethe e maja manaferre, pastrohen, shtypen
dhe vihen të zihen në një litër ujë. Nga lëngu i kulluar, i sëmuri merr
tri herë në ditë nga një filxhan para buke. Përfundime të mira japin
edhe frutat e manaferrës, të cilat mund të konsumohen të freskëta, si
dhe në formë çaji me verë: merren 150-200 gramë fruta manaferre, zihen
në një gotë të mbushur me verë. Nga lëngu i prodhuar merren çdo ditë 1-2
gota të vogla, në gjendje të ngrohtë. Frutat e manaferrës shuajnë
etjen, përdoren nga të sëmurët me diarre kronike, me dhimbje në kyçe, me
infeksione në veshka e në fshikëzën e urinës, me kollë etj.

PJESHKA
Ky lloj fryti rekomandohet të përdoret kryesisht i freskët ose lëng
frutash. Ato kanë vlera të larta ushqyese e kuruese; përmbajnë rreth 10%
sheqerna, acide organike, pektinë, vitaminë C dhe R me shumicë, sasi të
pakta provitaminë A, vitaminë B1, B2, PP, kripëra minerale, lëndë
aromatike etj. Lulet e pjeshkës kanë veti tonike dhe rrudhëse dhe
përdoren në formë çaji. Lulet e thara e të kthyera në formë pluhuri,
rekomandohen kundër kolitit, dhimbjeve të barkut, rrjedhjes së të
bardhave, kundër hemorragjive dhe hemorroideve.
KURON:
1-Kolitin
2-Dhimbjet e barkut
3-Hemorragjitë
4-Hemorroidet

Si përgatitet çaji:
Çaji përgatitet duke marrë 50-70 gramë lëvore degësh, të cilat zihen në
200 ml. ujë, gjersa të mbetet gjysma e sasisë së ujit. Lëngu i frutave
dhe vetë frutat e pjeshkës kanë veti të mira tonike, janë freskuese,
shuajnë etjen dhe hapin oreksin. Ato bëjnë mirë në mëlçi dhe ndihmojnë
në forcimin e elementeve të reja të gjakut. Gjethet e pjeshkës përdoren
në ndalimin e rrjedhjes së gjakut nga plagët. Në këtë rast këshillohet
të merren një sasi gjethe pjeshke dhe pasi pastrohen, shtypen bashkë me
kripë dhe vendosen mbi plagë.

LULESHTRYDHJA
Luleshtrydhja përmban glikozidet e hidhura, insulinën, taninet,
vitaminën B, C dhe provitaminën A, shumë minerale, ka përqindje të lartë
të kripërave të kaliumit, sidomos në gjethe, karotenoide, proteinë,
pektinën, hulinën, etj. Në rast se konsumatorët e kanë të vështirë në
periudha të caktuara që të gjejnë luleshtrydhe në treg, atyre u
këshillohet edhe përdorimi i lëngjeve të frutave me luleshtrydhe, por që
nuk përmbajnë gaz.
KURON:
1-Pastron gjakun
2-U rekomandohet anemikëve
3-Stabilizon nivelin e kolesterolit në gjak
4-Rekomandohet edhe si lëng frutash i shtrydhur
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Kurat popullore me fruta për të kuruar të gjitha sëmundjet	 Empty Re: Kurat popullore me fruta për të kuruar të gjitha sëmundjet

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Jan 24, 2011 7:14 pm

Si përgatitet çaji:
Në gjysmë litri ujë hidhen 100 ml. uthull. Në përzierjen uthull-ujë
zihen për gjysmë ore 50-60 gramë rrënjë luleshtrydhe. Me lëngun e fituar
bëhen shpëlarje të gojës 2-3 herë në ditë. Filizat e reja dhe majat e
luleshtrydhes të mbledhura në fillim të periudhës së lulëzimit të bimës,
përdoren në rastet e helmimeve ushqimore, në ulcerën e stomakut dhe të
dymbëdhjetëgishtëzës.

MOLLA E EGER
Frutat e mollës së egër përdoren me efekt në rastet e diarresë, si dhe
kundër acarimeve të grykës e faringut, me anë gargarash (shpëlarje e
gojës). Edhe lëvorja e degëve ka veti rrudhëse dhe përdoret me rezultate
të mira kundër etheve. Molla e egër takohet si dru jo i lartë ose si
shkurre.
KURON:
1-Ethet
2-Aneminë
3-Erën e rëndë të gojës
4-Diarrenë

Si përgatitet çaji:
Merren 60 gramë lëvore dhe vihen të zihen në 150 ml ujë. Çaji i
përgatitur pihet njëherësh dhe përsëritet 2-3 herë në ditë. Përfundime
shumë të mira mollët e tharta kanë dhënë kundër sëmundjes së sheqerit.
Ky lloj çaji rekomandohet nga mjekësia popullore të përdoret për 10 ditë
rresht nga të gjithë ata persona që kanë probleme me diarrenë, erën e
rëndë të gojës, me aneminë, si dhe në rastet kur personi i sëmurë është
me ethe. Kura përsëritet pas një jave pushim, në rast se nuk ka dhënë
efekt të menjëhershëm. Në mjekësinë popullore përdoren frutat e mollës
së egër, të cilat mblidhen pasi piqen dhe marrin ngjyrë verdhake. Ato
vihen një nga një me dorë, pa i dëmtuar, në mënyrë që të ruhen për një
kohë sa më të gjatë. Ruhen në kashtë. Përdoren edhe lëvoret e degëve.

MOLLA
Molla si fryt ka veti freskuese, qetësuese dhe zbutëse. Frutat përmbajnë
rreth 15% sheqerna, acide organike e sidomos acid malik, janë të pasura
në karotinë (provitaminë A), me vitamina B1, C, E, P, B2, PP, të cilat
ndodhen nën lëkurë. Farat e mollës përmbajnë albumina dhe yndyrë.
KURON:
1-Hemorroidet
2-Reumatizmin
3-Kollën
4-Sëmundjet e syve
5-Dhimbjet e veshit
6-Kundër helmimeve

Si përgatitet çaji:
Merren 1-22 kokrra mollë, priten në 2-3 copë secila dhe zihen për 30-40
minuta në 200 ml. ujë. Çaji i mollës ndihmon gjithashtu edhe për
funksionimin e mirë të veshkave dhe të fshikëzës urinare; ai përdoret
kundër infeksioneve të këtyre organeve. (Ky çaj për kollën dhe
reumatizmin). Kurse për hemorroidet vlen këshilla: Merren 1-2 kokrra
mollë dhe me anën e rendes kthehen në pure. Pureja e përgatitur, pasi
zihet për gjysmë ore, përzihet me 20-30 gramë gjalpë dhe hahet
njëherësh, duke qenë esëll. Mjekimi mund të vazhdojnë 20-25 ditë me një
ndërprerje prej 2-3 ditësh. Kundër helmimeve merren 20 copë gjethe
molle, thërrmohen dhe vihen të zihen në gjysmë litri ujë. Lëngu i fituar
pihet në formë çaji. Çaji i përgatitur me mollë të ziera pakëson etjen,
zbut acarimin e laringut. Ky çaj përdoret për të zbutur e për të
pakësuar të kollurit, kundër zënies së zërit, lehtëson dhimbjet e grykës
dhe acarimet e rrugëve të frymëmarrjes dhe të vetë mushkërive.

LIMONI
Nga të gjitha agrumet, frutat e limonit kanë efekt shërues më të
theksuar. Ato përdoren kundër sëmundjeve që shoqërohen me ethe, janë
freskuese dhe ulin temperaturën. Efekt të dukshëm japin në hipo dhe
avitaminozat. Limoni ka veti të mira tretëse në stomak, është freskues i
këndshëm dhe nxit oreksin që mund të jetë prerë nga sëmundje të
ndryshme. Në këto raste përdoret lëngu i limonit në trajtë limonade ose i
shtuar në çaj a në gjellë.
KURON:
1-Mëlçinë
2-Reumatizmin
3-Gurët në veshka
4-Gripin

Si përgatitet çaji:
Merret një kokërr limoni me madhësi mesatare, pritet në mes në drejtim
të gjerësisë dhe të dy gjysmat vendosen në një pjatë mbi zjarr derisa të
ngrohet lëngu që përmbajnë. Pastaj, nga pjesa e prerë, të dy gjysmat,
të ngrohta, vihen në të dy anët e qafës, në vendet mbi bajamet, lidhen
me garzë dhe lihen aty derisa të ftohen. Ky veprim përsëritet për 2-3
ditë, në darkë para gjumit. Limoni përdoret edhe për shërimin e
sëmundjeve të mëlçisë. Më tepër rezultat ka dhënë kombinimi që vijon:
Për 20-30 ditë rresht, çdo ditë në mëngjes, një orë para buke, pihet
lëngu i një kokrre limoni së bashku me një lugë gjelle vaj ulliri dhe
një lugë gjelle mjaltë. Kjo këshillë përdoret edhe nga organizmat e
dobësuar, ata që kanë kaluar ndonjë sëmundje, për rivendosjen e oreksit
dhe të shëndetit të tyre. Kundër reumatizmit merren 1-2 kokrra limon dhe
pasi lahen mirë, pa hequr lëvozhgën, grihen në rende. Brumi i fituar,
pasi i shtohen 1-2 lugë kafeje sheqer, hahet esëll në mëngjes ose në
orët e pasdites. Ky veprim përsëritet çdo ditë për 20-30 ditë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Kurat popullore me fruta për të kuruar të gjitha sëmundjet	 Empty Re: Kurat popullore me fruta për të kuruar të gjitha sëmundjet

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Jan 24, 2011 7:14 pm

Qitro
Është një frutë me origjinë greke, në pamje të parë ngjan me
portokallin, por ka një shije më të athët se agrumi tjetër i ngjashëm.
Mjekësia popullore tregon se kjo lloj frute, e cila e ka kohën e vet në
vjeshtë, ndihmon veçanërisht në tretjen e ushqimit. Gjithashtu pakëson
rrjedhjen e gjakut nga mishi i dhëmbëve, si dhe shëron ftohjen dhe bën
të mundur stabilizimin e kolesterolit.
KURON:
1-Ndihmon në tretjen e ushqimit
2-Pakëson rrjedhjen e gjakut nga mishrat e dhëmbëve
3-Stabilizon kolesterolin
4-U rekomandohet personave që kanë mangësi me sheqerin

Si përgatitet çaji:
Për të gjithë ata persona të cilët kanë vështirësi në tretjen e ushqimit, rekomandohet të përdoret këshilla që vijon:
100 gramë rrënjë qitro zihen në 500 ml ujë derisa të avullohet gjysma e
tij. Lëngu i përfituar, pasi filtrohet, përzihet me një sasi të
barabartë vere të kuqe të vjetër. Merren 1-2 gota në ditë. Edhe pse në
shije jo fort e ëmbël, qitro iu rekomandohet edhe personave që e kanë
nivelin e sheqerit të ulët. Pasi në përbërjen e tij, fruta ka shumë
glukozë.

KAJSIA
Frutat e kajsisë janë të shijshme, automatike dhe pëlqehen nga të
gjithë. Ato luajnë një rol të rëndësishëm në pastrimin e gjakut.
Përdoren me efekt edhe në rastet e zënies së zërit. Kajsitë janë ushqim i
çmueshëm për ata që vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë.
Bërthamat e kajsisë përdoren kundër dhimbjes së kokës. Për këtë qëllim ato piqen dhe hahen me mjaltë për t’u tretur më lehtë.
KURON:
1-Sëmundjet e mëlçisë
2-Dhimbjet e kokës
3-Pastrojnë gjakun
4-Laringun

Si përgatitet çaji:
Merren 1 kilogramë kajsi dhe zihen përreth 2 orë e gjysmë, më pas ato
lihen të kullohen dhe futen në një shishe ose enë qelqi, në mënyrë që
çaji të qëndrojë sa më i freskët. Ai duhet pirë dy herë në ditë në
mëngjes dhe në darkë, dhe këshillohet kryesisht për të gjithë ata që
kanë probleme me mëlçinë dhe sëmundjet e gjakut. Madje për këto dy lloj
kategorish, rekomandohet që çaji i kajsisë të përdoret çdo ditë, pasi
përveç vlerave ushqyese që ka, rregullon edhe funksionimin e
metabolizmit në organizëm. Përveç sëmundjeve të lartpërmendura, çaji i
kajsisë kuron edhe dhimbet e kokës, madje mjekësia popullore rekomandon
që ky frut në përdoret edhe në gjendjen e vet natyrale në raste të
dhimbjeve të kokës apo të laringut.

BANANET
Bananet janë shumë të rëndësishme në përdorimin kundër hemorragjisë
cerebrale, po ashtu ato ulin tensionin e lartë, ulin aciditetin e
stomakut, si dhe ndihmojnë kundër diarresë. Në qoftë se vuani nga
tensioni i lartë, duhet të mendoni gjithmonë për frytin tropikal të
bananes. Dielli është ai që ngre tensionin, ndërsa banania bën të
kundërtën e tij. Studimet kanë treguar se banania është një frutë shumë e
pasur me kalium, dhe si e tillë ajo ndihmon në uljen e rrezikut të
hemorragjisë cerebrale. Banania është burim kaliumi, një frutë e tillë
ka 396 miligramë ose 11 për qind të mineraleve të nevojshme të një dite.
“Dy deri tre banane në ditë janë optimale”, thotë Biofisikanti David
Young. Nëpërmjet kësaj frute ndodh ulja e ndjeshme, që shkakton kundër
aciditetit të lartë në stomak. Banania mbron stomakun, pasi arrin të
bllokojë bakteret që mund të jenë aktive në të.
KURON:
1-Ulin tensionin e lartë
2-Janë kundër diarresë
3-Ul rrezikun e hemorragjisë cerebrale
4-Banania mbron stomakun

Si përgatitet çaji:
Zakonisht për kurimin e sëmundjeve të ndryshme nuk përdoren gjethet e
frutës së bananes apo të pemës, por vetë tuli. Kështu këshillohet që të
grihen në një enë 5 banane dhe të përzihen me mjaltë. Konsumimi i kësaj
lloj përzierjeje bën të mundur rregullimin e stomakut dhe largon helmet
nga trupi i njeriut. Një kurë tjetër është edhe përzierja e 4-5 bananeve
me qumësht ose me kos, përdorimi i së cilës ul rrezikun e hemorragjisë
cerebrale dhe ul tensionin e lartë.

Gujava
Gujava është një frutë tropikale, pak e njohur në vendin tonë, por që ka
filluar të zërë vend në tryezën e shumë vendeve evropiane. Mjekësia
popullore rekomandon përdorimin e kësaj frute tropikale, për të gjithë
ata që kanë probleme me kaloritë e tepërta. Gujava ka shije të ëmbël,
por edhe pak të athët, për vetë sasinë e pakët të acideve trupore që
përmban. Gujava përmban sasi të larta likopeni, një antioksidant, i cili
lufton kancerin e prostatës. Kjo frutë tropikale si asnjë prodhim
tjetër bimor, përfshin në përbërjen e tij edhe përbërësit e domates dhe
të limonit.
KURON:
1-Kancerin e prostatës
2-U rekomandohet veçanërisht meshkujve
3-Ekuilibron sasinë e kalorive në organizëm
4-Ul nivelin e yndyrnave në gjak

Si përgatitet çaji:
Në fakt 1 gotë lëng nga fruta gujava përmban 688 mg potasium, një sasi
që mund të gjendej te një banane. Të urtët kinezë këshillojnë që të
gjithë njerëzit, veçanërisht meshkujt, të konsumojnë këtë frutë të
shtrydhur pasi thuhet që meshkujt nuk dinë t’i zgjedhin ushqimet e tyre
dhe hanë më shumë yndyrna, duke lënë mënjanë ushqimet vitaminoze.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Kurat popullore me fruta për të kuruar të gjitha sëmundjet	 Empty Re: Kurat popullore me fruta për të kuruar të gjitha sëmundjet

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Jan 24, 2011 7:14 pm

Lëngjet e përfituara nga zierja (çajrat)
Përgatiten në disa mënyra, por më e zakonshmja është që në enë të hidhet
sasia e duhur e ujit dhe e masës së thatë ose të njomë të bimës. Koha e
zierjes zgjat deri në 15 minuta për organet mbitokësore të pemëve dhe
deri në 30 minuta për rrënjët. Lëngu kullohet dhe pihet në temperaturë
të përafërt me atë të trupit të njeriut. Rëndësi ka përdorimi i dozës
përkatëse për moshat e caktuara dhe gjendjet patologjike të njerëzve.
Dozat që përmenden në tekst janë të përllogaritura kryesisht për
njerëzit e rritur dhe me gjendje shëndetësore të mirë. Për të sëmurët,
për pleqtë mbi 60 vjeç dhe për të rinjtë nën 20 vjeç, zakonisht përdoren
dy të tretat (2/3) e dozës. Për fëmijët e vegjël, nën 7 vjeç, duhet të
përdoren vetëm rastet e rekomanduara dhe sipas këshillave të mjekut. Që
të bëhen të pijshme nga fëmijët, shtohen një deri në dy lugë sheqer ose
mjaltë për çdo gotë. Të rriturit është mirë t’i përdorin pa i ëmbëlsuar.
Lëngjet e frutave janë forma të lëngëta, të njohura, të cilat
përgatiten në shtëpi, si dhe në repartet e përpunimit të frutave. Më të
përmendura janë lëngu i qershisë, i vishnjës, i dredhëzës
(luleshtrydhes), i rrushit, i pjeshkës, i kajsisë, i shegës, i
kumbullës, i portokallit, i limonit, i mandarinës etj. Për fëmijët e
vegjël me më shumë efekt përdoren edhe lëngjet e freskëta të mollës, të
ftoit, të dardhës e të disa frutave të tjera që kanë pak lëng. Këto,
pasi i kalojmë në rende i kthejmë në pure (qull), i vendosim në copa të
pastra pëlhure dhe i shtrydhim deri sa të kullojë lëngu, i cili u jepet
fëmijëve me lugë të vogël. Përveç përdorimit të lëngjeve të freskëta,
gjatë stinës së pjekjes së frutave, lëngjet mund të mbyllen me kujdes në
shishe, për t’u përdorur në një kohë të mëvonshme, kur mungojnë frutat e
freskëta. Në praktikë përdoren edhe shurupet, të cilat përgatiten nga
lëngjet e frutave, duke e shtuar sasinë e duhur të sheqerit dhe duke i
zier deri në përqendrimin e tyre për t’u përfituar një masë mjaft e
dendur që nuk thartohet (nuk fermentohet.)

Mjekimet me fruta
Janë mënyra shumë të efektshme të përdorimit sistematik dhe për një kohë
relativisht të gjatë të frutave për përforcimin e shëndetit dhe për
luftimin e sëmundjeve të ndryshme.
Mjekimet me fruta (frutoterapitë) janë mjaft të njohura nga populli ynë
dhe përdoren gjerësisht në praktikë. Mjekimet me fruta bëhen duke
konsumuar çdo ditë nga gjysmë deri 2-3 kg fruta dhe duke vazhduar këtë
për 10-20 e më shumë ditë. Gjatë zhvillimit të kurës, pastrohet
organizmi nga helmet dhe kripërat e panevojshme që grumbullohen nëpër
kyçe dhe që shkaktojnë dhimbje. Ulet sasia e dhjamit, i cili e rëndon
trupin. Në kohën e frutoterapisë ushqimi tjetër duhet të jetë i lehtë, i
çliruar nga mishrat, dhjamërat dhe brumërat, i mjaftueshëm në sasi duke
parapëlqyer sallatat dhe supat me barishte të pasura në vitamina dhe
kripëra minerale. Praktika tregon se kurat me fruta janë shumë të
dobishme edhe për luftimin e sëmundjeve të ndryshme. Të efektshme janë
rezultatet e kurimit me arra, me lajthi ose me bajame për përforcimin e
organizmit të dobësuar dhe për rivendosjen e shëndetit me gështenjë, me
ftonj, me thana ose me vadhëza kundër diarresë (jashtëqitjes) e
dizenterisë; me rrush, me limon ose me dredhëza kundër reumatizmit dhe
artritit me hurma, me manaferra, me mandarina e me vishnja kundër
anemisë. Me kumbullat gjatore, me lajthi e me vaj kundër sëmundjeve të
mëlçisë; me mollë kundër sëmundjeve të zemrës; me portokall e qershi
kundër sëmundjeve të veshkave.

Kataplazmat
Ndryshe quhen edhe llapa. Kanë përdorim të jashtëm dhe përfaqësojnë
masën e njomë të bimës të shtypur në formë brumi. Kjo masë vihet midis
dy bezeve të pastra pastaj vendoset mbi vendin e sëmurë ose mbi plagë.
Pjesët bimore që përdoren për kataplazmë më parë duhet të pastrohen
mirë.
Banjat
Janë lëngje në të cilat futet i gjithë trupi ose vetëm pjesë të tij
(këmbët, duart, koka) për qëllime mjekimi. Banjat janë aromatike,
zbutëse, nxitëse etj. Gjatë banjës lëndët aktive veprojnë në lëkurë në
sistemin e frymëmarrjes ose nëpërmjet tyre veprojnë edhe në brendësi të
trupit.
Lëngu që përdoret për banja përgatitet duke zier në ujë gjethe, rrënjë
ose pjesë të tjera të bimës për 15-30 minuta. Raportet bimë-ujë që
përdoren gjatë banjës janë të përafërta me ato që rekomandohen për
pirje, por pa shtuar sheqer.
Infuzet
Përgatiten duke vluar më parë vetëm sasinë e duhur të ujit dhe pastaj
duke e hedhur atë mbi masën e njomë ose të thatë të bimës që është
vendosur në një enë tjetër. Ena mbulohet me kapak që të mos largohen
lëndët që avullojnë lehtë. Infuzi pihet pas 10-15 minutash, në një
temperaturë të pranueshme nga trupi, me ose pa sheqer.
Ekstraktet
Fitohen duke shtrydhur masën e njomë, e cila pastaj kullohet që të
veçohet nga brumi i mbetur. Përdorimi i këtij ekstrakti mund të jetë i
jashtëm ose i brendshëm. Në rastet e tjera ekstraktet fitohen me mënyrën
e distilimit ose duke i vendosur frutat në tretës organikë, si alkool,
verë, vaj ulliri etj. Shumë të përdorshme në mjekësinë popullore janë
vajrat që ekstraktohen nga arra, bajamet, lajthitë , ulliri etj.
Përdorime kanë gjetur vera, rakia e uthulla që përgatiten nga mjaft
fruta, kryesisht nga rrushi, por edhe nga fruta me përqindje të lartë
sheqeri, siç janë, mareja, mani, kumbulla, fiku, manaferra, portokalli,
etj.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Kurat popullore me fruta për të kuruar të gjitha sëmundjet	 Empty Re: Kurat popullore me fruta për të kuruar të gjitha sëmundjet

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi