Kënaqesia juaj në portalin tonë!
 Alergji të syve, si mund të mbrohesh User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
 Alergji të syve, si mund të mbrohesh User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Alergji të syve, si mund të mbrohesh

 :: Mjeksia :: Alergjitë

Shko poshtë

 Alergji të syve, si mund të mbrohesh Empty Alergji të syve, si mund të mbrohesh

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Jan 11, 2011 12:20 pm

Alergji të syve, si mund të mbrohesh

Alergjitë e syve janë ndër shqetësimet kryesore që shoqërojnë pranverën.

Sy të skuqur, të ndjeshëm ndaj dritës, janë ankesat që shfaqin personat alergjikë, por jo vetëm ata. Prania e lartë e poleneve të luleve, pluhurave të ndryshëm janë ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në shfaqjen e këtyre problemeve. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, mjekja okuliste Anila Monka, jep disa këshilla se si mund të parandalohen dhe trajtohen këto sëmundje:
Doktoreshë pse gjatë kësaj periudhe shtohen problemet me alergjitë e syve?
Eshtë e vërtetë që me afrimin e stinës së pranverës, vihet re se një shtim i ankesave me konjunktivitet alergjik, apo siç njihet alergjitë e syve. Arsyet janë prania e lartë në ajër e poleneve të luleve, pluhurave, etj. Zakonisht janë të sëmurë kronikë që preken gati çdo vit, ose janë dhe të sëmurë alergjikë, të cilët e manifestojnë alergjinë me skuqje sysh. Këto janë shpesh bashkëshoqëruese të riniteve alergjike (rrufës alergjike) dhe riniteve alergjike. Përveç konjunktiviteve me origjinë alergjike, në këtë periudhë të vitit janë të pranishme konjunktivitet virusalë, që shkaktohen nga virozët e ndryshme që qarkullojnë në këtë periudhë. Gjendjet gripale, të shkaktuara nga ndonjë virozë bën të ulet rezistenca e sistemit imunitar dhe të mbivendoset një konjunktivit viral. Kushtet klimaterike favorizojnë shumimin dhe përhapjen e viruseve të ndryshme, që prekin dhe sytë, duke shfaqur skuqje, djegie dhe lotim të syve. Po ashtu pacienti ankon se ka sekrecione, ndjesinë e trupit të huaj në sy, dhe shpesh dhe fotofobi (mosdurim të dritës).
Kur duhet t’i drejtohemi mjekut?
Shenjat e para që duhet të shqetësohemi dhe t’i drejtohemi mjekut janë skuqje, djegie dhe lotim i syve i shtuar. Ndoshta këto shenja nuk shfaqen të gjitha njëherësh, por me shfaqjen e shenjave të para duhet t’i drejtoheni mjekut specialist. Në rastin e konjunktiviteve alergjikë, trajtimi duhet të bëhet nga mjeku okulist dhe nga ai alergolog. Kjo pasi trajtimin me antihistaminikë e jep vetëm mjeku alergolog, pasi janë bërë provat e alergjisë dhe është përcaktuar alergjeni që shkakton alergjinë. Prandaj pacienti është e nevojshme që përveçse te mjeku okulist, të drejtohet dhe tek ai alergolog, në mënyrë që të trajtojë në mënyrë të plotë shqetësimin dhe të shmangë ndërlikimet apo kronicizimin e sëmundjes.
Çfarë mund t’u këshilloni këtyre të sëmurëve gjatë kësaj periudhe të vitit?
Këshilla e parë është shmangia e kontaktit me faktorët që e shkaktojnë, d.m.th., nëse e dini se jeni alergjik, shmangni sa të mundni kontaktin me polenet, pluhurat e ndryshëm dhe të gjithë alergjenët e tjerë që i njihni. Pacientët kronikë që në këtë periudhë kanë rishfaqje të shenjave, duhet t’i paraprijnë riaktivizimit të shenjave dhe duhet të marrin mjekim, i cili konsiston në mjekim lokal në sy me kolire dhe pomada.
Po ashtu duhet të evitoni të prekni sytë me duar të palara dhe të pastroni sekrecionet e syrit me duar. Duhet të mbani higjienë maksimale personale dhe familjare dhe me shfaqjen e shenjave të para shkoni menjëherë te mjeku specialist.

Stina

Kur është periudha më problematike?
Konjunktivitet alergjikë, apo siç njihen alergjitë e syve nisin të shfaqen në mars dhe vazhdojnë deri në qershor. Por muajt prill dhe maj shënojnë pikun e rasteve. Këto janë shpesh bashkëshoqëruese të riniteve alergjike (rrufës alergjike) dhe riniteve alergjike dhe manifestohen me skuqje sysh, rëndim të tyre, lotim, ndjesinë e trupit të huaj në sy, etj.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Mjeksia :: Alergjitë

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi