Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Disa këshilla për të shmangur problemet shëndetësore  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Disa këshilla për të shmangur problemet shëndetësore  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Disa këshilla për të shmangur problemet shëndetësore

Shko poshtë

Disa këshilla për të shmangur problemet shëndetësore  Empty Disa këshilla për të shmangur problemet shëndetësore

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Jan 10, 2011 10:49 pm

Disa këshilla për të shmangur problemet shëndetësore  Problemet_sh%C3%ABndet%C3%ABsore-300x227

Shumëkush nga ne duhet të tregojë kujdesin e duhur për shëndetin e tij. Kështu mund të shmangni probleme të ndryshme shëndetësore dhe të shtoni disa vjet në jetën tuaj.
Në qoftë se ndjeheni të lodhur nga dietat për të rënë nga pesha dhe për të mbajtur trupin në formë duhet të ndaloni duhanin dhe t’i përkushtoheni gjimnastikës.
Piqni një biftek
Mund të mendoni se kjo do të ishte e dëmshme për zemrën tuaj, por nuk është e vërtetë.
Bifteku përmban elemente që rrisin imunitetin e organizmit, sepse përmbajnë selenium dhe vitaminë Be cila ul rrezikun ndonjë sëmundje. Nëse ai nuk është shumë i yndyrshëm atëherë është i shëndetshëm për zemrën, duke i siguruar organizmit yndyrat e ngopura në masën e nevojshme pa e tepruar.
Hidhni cigaret
Njerëzit të cilët janë të ekspozuar ndaj duhanit apo gjenden shpesh në ambiente ku pihet duhan, qoftë edhe për vetëm 30 minuta tre herë në javë, janë 26 për qind më të rrezikuar për të shfaqur sëmundje të zemrës të cilat mund të shfaqen edhe te personat duhanpirës të dorës së dytë, por me një rrezikshmëri më të ulët.
Merrni aspirina
Konsumimi i rregullt i aspirinës ul dhe zvogëlon rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve koronare të zemrës. Ajo shfaqet si mbrojtëse në 28 për qind të rasteve tek personat të cilët kanë kaluar atak kardiak.
Pini më shumë çaj
Meshkujt të cilët pinë dy filxhanë çaj në ditë janë 25 për qind më të mbrojtur nga sëmundjet e zemrës dhe vdekja e parakohshme për shkak sëmundjesh të ndryshme apo ataku kardiak, sesa ata meshkujt të cilët nuk konsumojnë çajin. Kjo ndodh për faktin se te çaji gjenden përbërës të cilët jo vetëm rrisin aftësinë e qelizave për t’u relaksuar dhe për t’u ulur tensioni i gjakut, por shmang dhe redukton mpiksjen e gjakut.
Prekni partnerin/en
Dhjetë minuta kontakt i drejtpërdrejtë lëkurë me lëkurë më partnerin apo partneren tuaj, ndihmon për të mbajtur presionin e gjakut në nivele normale dhe pulsin normal, qoftë edhe gjatë situatave stresonte, kohës kur ju jeni i mërzitur, apo kur ndjeheni në ankth. Një prekje duarsh, një përqafim, një puthje, do ngrinte nivelin e hormoneve në gjak.
Konsumoni peshkun
Mishi i peshkut përmban omega-3, e cila forcon muskujt e zemrës, ul presionin e gjakut, parandalon mpiksjen e gjakut, duke shmangur vdekjen nga inflamacioni apo dëmtimi i enëve të gjakut apo muskujve të zemrës.
Martohuni
Meshkujt e martuar kanë më pak mundësi të vdesin nga sëmundjet e zemrës, në krahasim me beqarët. Shkencëtarët kanë treguar se gjatë vëzhgimit të një burri të martuar me nivel normal të presionit të gjakut, pas tre vjet martese të lumtur, ai kishte një zemër më të shëndetshme se më parë, po ashtu krahasuar edhe me një mashkull të pamartuar i gjendur në të njëjtat parametra të presionit të gjakut.
Konsumoni fibra
Nëse doni të jeni energjik gjatë gjithë ditës, filloni me “fibra” që në mëngjes. Është provuar se fibra rrit nivelin e energjive, ka një efekt pozitiv në funksionimin e organeve. Ju mban në formë për një kohë të gjatë dhe gjithashtu nuk ndikon në shtim të peshës.
Kujdesuni për dhëmbët
Nëse doni të shmangni sëmundjet e zemrës filloni nga kujdesi për dhëmbët. Eksperti amerikan i dhëmbëve, Dr. Kenneth Bueltmann, thotë se femrat që bëjnë “floos” në dhëmbët e tyre më shumë se dy herë në ditë, kanë një buzëqeshje të bukur por “floosing” shkatërron bakteret e dhëmbëve të cilat shkaktojnë sëmundje kronike. Një infeksion i gojës, nënkupton bakterin i cili futet në gjak, kontribuon jashtëzakonisht në sëmundjet e zemrës, diabetin dhe në rrugët e frymëmarrjes. Një rrezik përbën edhe kur je shtatzënë.
Konsumoni acid folik
Nëse doni të mbroni trurin tuaj, konsumoni acid folik. Nëse nuk keni një nivel normal të acidit folik në dietën tuaj, jeni të rrezikuar nga shfaqja e Alzheimers, thekson shkencëtari amerikan Judi Adams. “Acidi folik gjithashtu redukton rrezikun e kancerit si dhe rregullon nivelin e homokisteinës, një aminoacid që lufton sëmundjet e zemrës dhe e forcon atë. Agrumet janë një ushqim po aq i dobishëm sa dhe buka apo brumërat.

24.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi