Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Sjellja me Mëshire User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Sjellja me Mëshire User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sjellja me Mëshire

Shko poshtë

Sjellja me Mëshire Empty Sjellja me Mëshire

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Dec 27, 2010 9:23 am

Sjellja me Mëshire

Do të shqyrtojmë një prej rregullave të lidhjes familjare e që është baza e marrëdhënieve familjare, ashtu siç donë dhe kënaqet Allahu xh.sh., dhe duhet që familja të jetë e ngritur mbi këtë shtyllë të quajtur "Mëshirë". "Unë dhe gruaja ime, unë dhe djali im, unë dhe babai im, unë dhe nëna ime, unë dhe axha im, unë dhe halla im dhe mëshira në mes nesh.

Mëshira në mes vëllait dhe motrës. Ti mund të jesh vëlla që përcjellë çdo sjellje të saj dhe ai prej te cilit ajo frikësohet, por mund edhe të jesh vëlla dhe shok i mëshirshëm.

Po i flas babait të ashpër me fëmijët e tij. Kundërshtuesit të çdo veprimi të fëmijëve të tij dhe të cilit nuk i pëlqen as një gjë dhe çdo gjë e sheh si gabim. Po i drejtohem babait që është larg familjes. I them se fëmijët e tu kanë nevojë për prehrin tënd e jo vetëm të nënës së tyre. Kanë nevojë për pranin tënde. Po i drejtohem asaj vajze e cila është tërhequr nga familja e saj dhe çdo herë ri e mbyllur, e vetmuar në dhomën e saj. Po i drejtohem asaj vajze e cila është njoftuar me një të ri pa dijen e familjes dhe i them turp për ty, po e tradhton familjen!

I drejtohem bashkëshortit të vrazhde i cili e tradhton bashkëshorten e tij. E përkujtojë për mëshirë. Flas me atë burrë dhe grua që çdo herë në prezencën e fëmijëve grinden me zë të lartë. I drejtohem edhe asaj gruaje që thotë: "Për Zotin, do t'ia djegë zemrën burrit tim duke ia ndalu që t'i shohë fëmijët", për shkak të hidhërimit që ka pas shkurorëzimit. Ku është mëshira këtu?! I drejtohem edhe atij të riut, nëna e të cilit nuk ndalet së thirruri që të sigurohet për gjendjen e tij e ai nuk përgjigjet! U drejtohem edhe atyre që lan vendlindjet e tyre e që një herë në muaj pyesin për familjet e tyre, e ndoshta edhe më gjatë! I drejtohem edhe asaj nëne e cila në mungesë të saj edukimin e fëmijës e ka lënë në duart e edukatores! Ku është mëshira?!

Është për tu çuditur se as një herë nuk ka ardhur përmendja e familjes në Kur'an vetëm se është përmendur me të edhe fjala "MËSHIRË". Për shembull burri me gruan e tij: "Dhe prej argumenteve te Tij është se për ju nga vetët tuaja krijoji bashkëshortët në mënyrë që të gjeni prehje dhe qetësi tek ato dhe bëri që në mes jush të ketë ngrohtësi (përzemërsi) dhe mëshire ..." Ar-Rum – 21

Fëmijët, baballarët dhe nënat: "Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: "O Zot mëshiroje ashtu siç më edukuan kur isha i vogël" Al-Isra – 24.

Lidhja në familje të madhe quhet "lidhje familjare" ose "lidhje farefisnore", për këtë thotë Allahu në një hadith kudsij: "Unë jam i Mëshirshmi e kjo është lidhja familjare, e kam emëruar me një prej emrave të Mi, prandaj kush e mban këtë lidhje e Mbaj lidhjen me të, e kush e ndërprenë këtë lidhje e ndërpres lidhjen me të" (lidhja familjare në gjuhën arabe quhet "siletu rahm" dhe "I Mëshirshëm" në gjuhen arabe quhet Ar- Rahman, prandaj këto dy fjalë rrjedhin nga e njëjta rrënjë e foljes r-h-m) (sh.p).
Shpresa jonë është pra mëshira, lutemi me mëshire. Shiko fundin e kaptinës El-Bakarah pas të gjitha urdhrave "….dhe na fal neve, dhe na i shlyej mëkatet tona, dhe ke mëshire për neve…." El-bakarah – 286. Kjo është përmbyllja dhe lutjet e të devotshmëve: "… dhe na dhuro prej Teje mëshire, me të vërtet Ti je Dhurues…" Ali Imran - 8.
Lutja e Pejgamberit s.a.v.s: "Të lutem Ty (O Allah) për mëshirë që me te të na bashkosh, me te të na udhëzosh zemrat tona dhe të na i kthesh ata që nuk janë prezent". Shiko pra se çfarë mund të bëjë mëshira? Nëse dëshiron që të të mbulojë dhe kaplojë mëshira e Allahut, mëshiroje njerëzit, mëshiro të mëshiroftë Allahu. Thotë Pejgamberi s.a.v.s: "Të mëshirshmit i mëshiron Mëshiruesi (Allahu), mëshironi kënd është në tokë, ju mëshiron kush është në qiell".
Ke mëshirë për farefisin tënd dhe familjen tënde, sepse mëshira është në esencën e marrëdhënieve ndër njerëzore pa marrë parasysh kush është pala tjetër, ti nuk mund të ndryshosh prindin tënd, pavarësisht prej mundit vetëm se me mëshirë.
Imam Gazaliu në librin e tij "Ihja ulum ed-din" e ka një thënie të bukur, ku thotë: "Është një send që quhet Kushtëzim, ia bënë kusht vetes që të bësh diçka, këtë muaj do të jem i mëshirshëm me familjen, pastaj vjen vazhdimësia në te dhe në fund vjen vlerësimi po si në sistemin administrativ".
Dua që të përmend shembuj të mëshirës në shtëpitë tona. E para; mos dhuna në mendime ose ide, në veçanti nga ana e prindit ose bashkëshortit se janë më të fortë.
Ka prind të cilët arrin deri në atë masë sa që nuk i lënë hapësirë asnjë personi që të shpreh mendimin e vet, e as edhe në gjërat me të ndërlikuara. Ka edhe të atillë që mërziten me fillim të dialogut mandej e përfundojnë atë me ngritje të zërit në mbrojtje të mendimit të vetë. Është e qartë se duhet të ketë udhëheqës ose kryefamiljar por duhet që të ketë konsultime dhe këshillime në mes teje dhe gruas tënde, dhe në mes teje e fëmijëve tuaj, edhe nëse janë në moshë të re, sepse nëse ka tirani në shprehjen e mendimeve atëherë nuk do të ketë mëshirë se atëherë do të ketë ngushtim në mes tyre, e kjo e bën që të mos ketë mirësjellje.

Shiko në Kur'an ku jepet shembulli për këshillime në gjëra që nuk ta merr mendja, këshillimi për gjidhënie. Thotë citati Kur'anor: "Dhe nënat i ushqejnë fëmijët e tyre dy vite të plota kush dëshiron që ta plotësoje gjidhënien… e nëse dëshirojnë që të ndërpresin gjidhënien prej tyre duke u këshilluar s'ka mëkate për to…".
Pse vallë Allahu përmend gjidhënien dhe këshillimin? Sepse, nëse do të ketë këshillim dhe konsultim që në fazën e gjidhënies, atëherë kjo do të vazhdojë edhe në gjërat e tjera si në shkollim fillor, universitet, martesë, etj.
Gjithashtu, nëse një fëmijë adaptohet që t'i sheh prindërit e tij duke u këshilluar në mes veti që nga lindja e tij, atëherë ajo shtëpi do të jete e ngritur në baza të këshillimit.
Mos dhuna në shprehjen e mendimeve të qon deri tek mëshira, e kjo deri tek lidhja në mes familjes. Pra, pse nuk provon që ta praktikosh këtë? Ka edhe gra të cilat janë kokëforte shumë të mëdha deri në atë masë sa që e detyron burrin t'i thotë 'bëjë çfarë të duash', sepse nuk donë të lodhet më shumë duke biseduar kot me te për shkak të kokëfortësisë së saj. Kjo është një tjetër gjë që e humb mëshirën.
Ky rregull ishte shumë i vështirë dhe i huaj për Sahabet dhe shoqërinë arabe. Omeri r.a. një ditë prej ditësh ishte ulur me gruan e tij dhe i tha se do të bëjnë një gjë. Gruaja e tij ia ktheu: "Jo, se është gabim të bëjmë diçka të tillë". Omeri r.a. i habitur e pyeti: "A mua po më kundërshton?" Ajo ia ktheu: "E pse jo kur vajza jote po e kundërshton Pejgamberin s.a.v.s?" Omeri prapë i habitur e pyeti "A Hafsa po vepron kështu?" dhe u nis që ta pyes se a me të vërtetë po e bënte një gjë të tillë ndërsa ajo iu përgjigj me: "E pse mos ta bëjë një gjë të tillë kur të gjitha gratë e Pejgamberit s.a.v.s. së bashku me ato të Medines veprojnë kësisoj". Omeri r.a. u nis për tek Pejgamberi s.a.v.s. që të pyeste për këtë dukuri dhe e pa se ai ishte duke mos u pajtuar me gratë e tij për shkak të shpenzimeve.
Pejgamberi s.a.v.s. sa e pa Omerin r.a. dhe duke u buzëqeshur i tha atij se nuk po dakordoheshin rreth shpenzimeve familjare. Kështu Omeri r.a. e kuptoji se gjërat kishin ndryshuar. Është e qartë se dikush duhet të udhëheqë, dhe se burri e ka atë personalitetin burrëror në marrjen e vendimeve. Por ku janë ato shkallë deri në vendimmarrje? Pse nuk konsultohemi? Pse nuk mendojmë së bashku? Pse nuk tërhiqemi prej disa mendimeve? Pas kësaj ndodhie Omeri r.a. kishte ndryshuar shumë.
Një ditë, derisa Omeri r.a. ishte udhëheqës i muslimanëve, një njeri shkoi tek ai që të ankohej se gruaja e tij po e kundërshtonte shumë. Por, para se të trokiste në derën e Omerit r.a., ai dëgjoi zërin e gruas së tij dhe kuptoji se edhe ajo po bënte të njëjtë gjë. Kështu që vendosi të kthehej por rastësisht e vërejti Omeri r.a. dhe e pyeti: "A ishe nisur për tek unë?
Njeriu i tha: Po.
Omeri e pyeti: "A trokite në derë?"
Njeriu i tha: Jo.
Omeri e pyeti: E përse?
Njeriu i tha: Vallahi erdha që të ankohem për gruan time sepse shumë po më kundërshton dhe të gjeta ty në të njëjtën gjendje. Për këtë arsye u ktheva e të lash.
Shiko se çfarë i tha Omeri r.a. "Ajo po mi pastron rrobat, po mi edukon fëmijët, po e mban në barkun e saj fëmijën time dhe po më duron mua. Të gjitha këto gjëra po i bënë për mua e a thua vallë unë të mos e durojë nëse e ngre zërin?"
Kishte ardhur një grua tek Pejgamberi s.a.v.s. si përfaqësuese e grave te Medines dhe po i ankohej se burrat kishin marrë më shumë sevape si p.sh.: sevapin e xhihadit, të namazit të xhumasë, namazit në xhami. E çka po merrnin femrat? Pejgamberi s.a.v.s. iu përgjigj: "I lajmëron ato që janë pas teje prej grave, se përsosmëria e bashkëshortësisë për burrin e saj vlen sa të gjitha këto.
Ishte një njeri që quhej Xhurejxh Al-Abid (Xhurejxhi i devotshëm). Ishe shumë i devotshëm ndaj Allahut dhe sa herë që hynte në namaze vullnetare e thërriste nëna e tij e ky thoshte: "O Zot, nëna ime dhe namazi" dhe e zgjedhte namazin. Pas përsëritjes së kësaj ndodhie, nëna e tij u lut kundër tij dhe Allahu ia pranoji lutjen. Pejgamberi s.a.v.s. thoshte: "E mëshiroftë Allahu vëllanë tim Xhurejxhin sikur të ishte i mençur do ta dinte se përgjigja në thirrjen e nënës është më e mirë se namazi nafile". Hadith i vërtetë.
Thotë Pejgamberi s.a.v.s. se përgjigja e thirrjes së nënës dhe kënaqësia e saj është më e mirë se namazi nafile (vullnetar). Keni mëshirë për nënat e juaj. Ky nuk i përgjigjej sepse falej, po si është puna e atyre që nuk përgjigjen për ndonjë arsye tjetër? Përgjigjuni thirrjes...!
Allahu xh.sh. ka bërë shenja të mëshirës në Gjithësi; siç janë dielli, hëna, yjet, uji, ajri, të cilat janë shenja të ngurta, e po ashtu bëri shenja të gjalla e që quhet Zemra e Nënës. Ke mëshirë për nënën tënde.
Pika e fundit është falja në mesin e anëtarëve të familjes. Sa ka prej nesh që janë të hidhëruar me dike prej familjes? Fal dhe mëshiro në mënyrë që Allahu të të fal dhe të mëshiron ty.
Folu atyre dhe ktheji ata sepse Kur'ani e ka thënë këtë. A nuk ishte Mistahu, djali i tezës së Aishes r.a. ai që kishte folur për nderin e saj edhe për kundër faktit se Ebu Bekri r.a. shpenzonte për të. Për këtë Ebu Bekri r.a. kishte vendosur që të mos shpenzonte më për Mistahun dhe për këtë zbriti ajeti Kur'anor: "Të ndershmit dhe të pasurit nga ju, të mos betohen se nuk do t'u japin të afërmve, të varfërve dhe atyre që për hir të All-llahut lanë vendlindjet e tyre, po le t'ua falin (gabimin) dhe mos t'ua zënë për të madhe. A nuk dëshironi që All-llahu t'u falë ju? All-llahu falë dhe mëshiron shumë." An Nur 22. Pas kësaj Ebu Bekri r.a. vazhdojë të shpenzonte për Mistahun. Pra, nëse donë që të zbresë mëshira, ke mëshirë dhe fali ata.
Jusufi a.s. e kishte lënë familjen dhe babanë e tije për 20 vite për shkak të vëllezërve të tij të cilët e kishin hedhur në pus,e pas kësaj hyri edhe ne burg, e tjerë, e tjerë... dhe në fund të fundit tha: "... s'ka fajësi për ju sot. Allahu do të ju fal se më të vërtetë Ai është Mëshiruesi i të mëshirshmëve" Jusuf 92.
Gjithë këtë në mënyrë që të bashkojë familjen e tij. Dhe i drejtohet babait të tij: "Dhe ai të dy prindërit e vet i mori lart në fron (i uli pranë vete), e ata iu përulën atij, e ai tha: "O ati im, kjo është domethënia e ëndrrës sime të mëparshme. Zoti im këtë tanimë e bëri realitet, e mua më dhuroi mirësi kur më nxori prej burgut, e juve u solli nga fshati pasi djalli pat futur përçarje ndërmjet meje dhe vëllezërve të mi. Zoti im me mjeshtëri e butësi e realizon dëshirën e vet për çka donë, vërtet Ai është i dijshmi, i urti". Jusuf 100.
Ku është Jusufi i kësaj kohe? Në çdo familje ka shejtan që fut përçarje, në çdo shtëpi ka shejtan që fut përçarje e kush do ta mund këtë përçarje të shejtanit?
A donë që të të mëshirojë Allahu? Mëshiroje familjen tënde dhe fali ata për hir të Allahut, edhe sikur të sillen keq ndaj teje.
Mundohu që ta bësh këtë derisa të thonë edhe për ty melaiket siç thanë për Ibrahimin a.s. "Mëshira dhe begatia e Allahut qofshin mbi ju familjarët", pra keni mëshirë për të tjerët derisa të thuhet edhe për ju kjo thënie.


Përktheu dhe përshtati nga Arabishtja: Abdurrahman M. Musliu.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi