Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Përgatisni lëkurën për mëngë të shkurtra User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Përgatisni lëkurën për mëngë të shkurtra User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përgatisni lëkurën për mëngë të shkurtra

Shko poshtë

Përgatisni lëkurën për mëngë të shkurtra Empty Përgatisni lëkurën për mëngë të shkurtra

Mesazh nga Juѕт٠ Fri May 18, 2012 11:08 pm

Përgatisni lëkurën për mëngë të shkurtra

Përgatisni lëkurën për mëngë të shkurtra Lekura10

Muajt e te ftohtit, ngrirjes, hapesirave te ngrohura dhe anashkalimi i trupit shkaku i shume rrobave e kryen fazen e tyre. Te ballafaquar me dite te ngrohta dhe hedhjen e shtresave te trasha te rrobave, jemi nen presionin e shtuar qe sa me shpejte te kthehemi ne forum. E para ne cak eshte lekura juaj.

Pastrimi

Pas periudhes se ftohet qe lekuren tuaj e beri te thate dhe te ndjeshme, do te ishte mire qe nje kohe t’iu ikni metodave agresive dhe mjeteve per pastrim. Ikni mjeteve me baze alkooli qe mund te thaje vajrat mbrojtese natyrale ne lekure. Me mire perdorni qumesht apo ndonje shkume per pastrim.

Piling

Me piling do te hiqni qafe lekuren e vdekur qe u grumbullua gjate muajve te ftohet te dimrit. Piling eshte mire te perdorni deri ne 2 here ne jave. Keshtu qelizave te reja te lekures do t’iu jepni rastin te marrin fryme dhe te tregohen ne driten e duhur- te reja, te dhe shendetshme dhe te hidratizuara, gjithsesi zgjidhni ndonje piling te bute per te mos grithur shume fytyren dhe ta beni me te thate.

Hidratimi

Era, hapesirat e ngrohta dhe te ftohtit lekuren tuaj e kane bere te dehidruar, te thate dhe te ashper. Andaj lekures i nevojitet lageshtia e nevojshme. Vetem keshtu lekura juaj do te shkelqeje perseri.

SPA tretmanet

Shperblejeni lekuren tuaj me ndonje tretman te posaçem. Verifikoni ofertat ne sallonet e kozmetikes por nese jeni per pune shtepie edhe vete mund te krijoni ‘spa oazen’. Vendosni ndonje piling apo maske ne fytyre. Mund t’i pergatisni edhe vete; per hidratim te lekures perzieni te kuqet e vezes dhe vendoseni ne fytyre, lejeni 10 minuta te veproje dhe shperlajeni. Pas tretmanit lekura do t’iu zbutet. Ky eshte vetem nje prej shume tretmaneve qe mund t’i perdorni.

Vitaminat

Vitaminat B, C dhe E si dhe zinku dhe magnezi jane anti-oksidante te cilet do t’i japin lekures energji dhe fuqine e humbur gjate muajve te ftohet. Shtoni konsumimin e tyre per te zene ate qe keni humbur.

Ushtrimet

Ndoshta gjate dimrit e keni anashkaluar regjimin e ushtrimeve: tash eshte koha qe perseri te hidheni ne aksion. Perveç qe kendell trupin dhe forcon muskujt, ushtrimet stimulojne qarkullimin e gjakut gje qe do t’i jap lekures suaj shkelqim. Lodhja e shendetshme do t’iu mundesoje gjume me te mire e kjo do te mundesoje regjenerim me te mire te lekures.

Prodhimet kozmetike

Ështe koha per ndryshim te kozmetikes. Kremat qe i keni perdorur gjate muajve te dimrit nuk iu pergjigjen nevojes se lekures suaj ne ditet e ngrohta. Tash kremat duhet te jene me te buta, por hidratimi le te jete tutje detyra kryesore. Ndonese dielli ende nuk eshte i forte si gjate veres, eshte mire nese edhe tash kremi permban faktore mbrojtes.

Uji

Tretmani me i thjeshte, me i lire dhe me i efektshem per lekuren tuaj eshte pirja e ujit. Perpiquni qe gjate tere dites te pini mjaft uje per te parandaluar dehidrimin e lekures dhe te nxisni hidratimin e saj te brendshem.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi